E premte, 29 Nëntor, 2024

Anita Haradinaj krahason dy edicionet e “Big Brother VIP Kosova”, i pari i preferuari i saj

Në intervistën e saj dhënë për lajmi.net, Anita u pyet për banorët e këtij edicioni dhe mendimin e saj për ta.

Anita ka thënë se banorët e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova nuk po i japin hapësirë të mendojnë se kush mund të jetë finalisti dhe kush mund ta fitoj.

“Banorët e edicionit të parë kanë qenë më standard dhe më të pjekur në moshë”, ka thënë ajo për banorët.

Sipas Anitës, në këtë Big Brother banorët kanë ulje dhe ngritje të vazhdueshme dhe kjo e bënë këtë më të veçantë.

Opinionistja e Big Brother Vip Kosova ka treguar se në edicionin e dytë iu ka ndihmuar edhe eksperienca që e kanë marrë vitin e kaluar, ndonëse kjo sipas saj nuk mund të vërehet në muajin e parë.

Anita Haradinaj, njihet për publikun edhe si bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilin i kanë tre fëmijë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer