E shtunë, 26 Tetor, 2024

E zhveshën të miturën dhe e incizuan- Këta janë dy të dyshuarit që përfunduan në polici

Një vajzë e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Podujevë. Dy persona dyshohen se e zhveshën dhe e incizuan të miturën.

Dy të dyshuarit që u arrestuan për këtë rast janë Anid Blakçori (18-vjeçar) dhe Durim Deliu (19-vjeçar).

Rasti u zbulua pas publikimit të disa pamjeve në rrjete sociale, ku shihen dy të dyshuarit, teksa e zhveshin viktimën, një djalë 14-vjeçar dhe më pas e filmojnë, pamje këto që janë shpërndarë më pas, raporton Sinjali.

Dy të dyshuarit janë arrestuar. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti për veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’.

Kujtojmë se, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer