Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza sëbashku me kryetaren e Qendrës së kësaj partie në Drenas, ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.
Ajo tha se vizita kishtë për qëllim për të ju treguar së nuk janë të vetmuar dhe të margjinalizuar kjo kategori.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me kryetaren e Qendrës së Drenasit Egzona Tërdevci, Filloreta Bujupi – kryetare e GVV-së në Drenas, Florentina Elezi dhe Floriana Halili asambliste dhe kryetare e RVV-së në Skenderaj, si dhe aktivistet Albana Kiqina, Arta Mecini dhe Vera Halili, ishim në vizitë në shtëpinë e të moshuarve “Zaim Bajrami”.
Së bashku me stafin dhe banorët kaluam kohë jashtëzakonisht të këndshme. Është obligimi yni solidariteti mes gjeneratave, përkujdesja për të moshuarit dhe angazhimi për adresimin e nevojave dhe kërkesave të tyre.