Jada Pinkett Smith në një postim të saj ka zbuluar emrin e vërtetë të bashkëshortit të saj, Will Smith, duke habitur shumëkënd me faktin që nuk quhet William.
Ky zbulim u bë pjesë e një urimi për ditëlindjen e tij. Shumë nga ndjekësit nuk ishin në dijeni që emri i tij i vërtetë është Willard.
Aktori u bë i famshëm në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air” gjatë viteve ’90 dhe shpejt u bë një fytyrë e njohur në Hollywood.
Edhe pse shumica e njohin si Will, ky nuk është as emri i tij i plotë dhe as nuk është shkurtim i emrit William.
Në një mesazh emocional drejtuar burrit të saj, Jada publikoi një fotografi të tyre me fëmijët Willow (23 vjeç), Jaden (25 vjeç) dhe djalin e Willit nga martesa e tij me Sheree Zampino, Trey 31-vjeçar. Të gjithë ishin të veshur me rroba të bardha dhe buzëqeshnin në një fotografi familjare, ndërsa Jada e nisi mesazhin e saj me emrin e vërtetë të Will – “Willard”.
Në postimin e saj, ajo shkroi: “Jam kaq e lumtur që lindi në këtë ditë. Pa ty nuk do të kisha përjetuar gëzimin më të madh të jetës sime… dashurinë e familjes tonë. Në këtë mision hyjnor që kemi zgjedhur të ecim së bashku, jam mirënjohëse për burimet e qeshjes gjatë rrugëtimeve tona të mbushura me lot që kemi ndarë”.
Pas këtij zbulimi, dhjetëra njerëz shprehën çudinë dhe shokun e tyre në rrjete sociale për faktin që emri i tij nuk është William.
“Sot mësova që emri i plotë i Will Smith është Willard, jo William”, “Emri i parë i Will Smith është Willard?!”, “S’ka mundësi që Will Smith quhet Willard”, ishin disa nga komentet e bëra nga ndjekësit. /Telegrafi