E shtunë, 26 Tetor, 2024

Ankohet Qytetari: Pompa ALFA Trade po na i shkel të drejtat, nuk e pranon fare monedhën 2 euro ani pse ia deshmon me magnet se janë origjinal

Shpërndarja me shumicë e parave false në vendin tonë është e madhe.

Në qytetin e Mitrovicës po “vlojnë” monedhat 2 euroshe false ndërsa qytetarët dhe bizneset janë në hall çfarë të bëjnë, pasi ka qarkullim të madh të këtyre parave, shkruan Jepi zë.

Pompa e derivateve ALFA Trade në Shipol të Mitrovicës nuk po pranon fare monedhën 2 euro.

Ky vendim ka shkaktuar nervoz tek mitrovicasit pasi konsiderohet edhe si shkelje e ligjit për të drejtat e konsumatorëve.

Një qytetar po pretendon se parat nuk i ka false duke e dëshmuar edhe me magnet por kjo pompë e derivateve nuk ia ka pranuar.

Ndryshe sipas ligjit të gjitha bizneset obligohen të pranojnë monedhat orgjinale ndërsa nëse hasin para të false të lajmërojnë orgajnet përgjegjëse./ Jepi zë

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer