Rajoni sot gjatë ka raportuar së dje është arrestuar një 55-vjeçar pasi që pas një mosmarrëveshje i njëjti dyshohet së ka sulmuar një person tjetër, shkruan portali rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:02 në rrugën “Azem Bejta” në qytetin e Skenderajt.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Mësohet poashtu së nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar.
Po ashtu bëhet e ditur së rasti ndaj 55 vjeçarit është iniciuar për veprat penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim i lehtë trupor ‘.“, njofton policia.
Policia ka publikuar dhe foton e armës së konfiskuar: