E shtunë, 26 Tetor, 2024

A ka nisur lufta e të fortëve për ‘mbretërimin’ e Drenicës!?

Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë vështirë në zgjedhje e brendshme që pritet të i mbaj së shpejti, shkruan portali rajoni.org.

E gjitha kjo vije pasi figurat e fuqishmë të kësaj partie kanë filluar të shprehen publikisht kundër njëri tjetrit. Më i theksuar po del të jetë rajoni i Drenicës, ku Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci, po pretendojnë të marrin frontin e të parit në Drenicë.

Për ata që e njohin Samiun dhe Ramizin nga afër e dijnë së këto dy figura nuk duhen aspak ndërmjet veti, e po të kishin mundësi ata do t’a zhduknin njëri tjetrin nga skena politike.

Së “lufta për mbretërim” ka nisur në Drenicë; kjo dihet prej Komorani deri në Lubovec, veç tani kjo “luftë” ka filluar edhe publikisht. Të dy ‘taboret’ janë duke punuar kundër njëri tjetrit. Kuptohet Ramizi këtë po e bënë me transparencë ndaj elektoratit, kursë Samiu ka zgjedhur metoda  “hibride” për t’a bërë një gjë të tillë.

Por çka do të quajmë fitore për Ramizin e çka për Samiun. Për të parin rizgjedhja e tiij në karrigen e kryetarit do të thotë triumf, kursë për të dytin, triumf do të thotë pensionimi i Ramiz Lladrovcit.

Për njërin nga ta ose për të dy bashkë, kohematësi ka filluar të numëroi mbrapshtë…

TIK TAK, TIK TAK

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer