E premte, 25 Tetor, 2024

Qeveria Kurti e diskriminon Skenderajin, asnjë projekt të ri nuk e parasheh t’a bëjë në këtë qytet!

Instituti GAP ka publikuar analizën mbi Projektbuxhetin  e vitit 2024, më ç’rast, sipas këtij projektbuxheti më së miri shihet diskriminimi i komunës së Skenderajt, duke mos u përkrahur financiarisht me ndonjë projekt kapital për vitin 2024.

Sipas kreut të Skenderajt, Fadil Nura, kjo qasje e Qeverisë është vazhdim i një mendësie nihiliste e të çoroditur ndaj komunës sonë, e cila nuk është parë asnjëherë që nga viti 1999 e tutje.

“Zotohem para qytetarëve të Skenderajt, se Komuna jonë do të vazhdojë t’i çojë përpara projektet e planifikuara me buxhetin tonë vetanak, i cili ndonëse është i pamjaftueshëm, do t’i trajtojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve sipas prioriteteve!”, ka shkruar Nura në facebook.

IMG_4811.jpeg

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer