E premte, 25 Tetor, 2024

23-vjeçari nga Skenderaj me arritje të madhe: Hap platformë kreative për punësimin e të rinjve

Kur të gjithë po presin 1 janarin dhe heqjen e vizave për t’u larguar nga Kosova, një frymë tjetër po tentohet të krijohet nga një i ri nga Drenica.

Bëhet fjalë për Brahim Gashin, 23 vjeçar nga Skenderaj, i cili tanimë në treg ka hedhur një platformë që synon maksimalizimin e punësimit të të rinjve kosovarë, problematikë kjo që ndër vite nuk ka arritur të zgjidhet.

Me një kreativitet të jashtëzakonshëm, Gashi bashkë me ekipin e tij ka ndërtuar platformën “Punësohu.biz”, e cila përbën një “vend-takim” mes bizneseve dhe punëkërkuesve.

E thjeshtë për t’u përdorur, efikase në rezultat, si dhe e lehtë në qasje, “Punësohu.biz”, ndërmarrje e re e krijuar nga i riu drenicas, ngre standardet e punësimit në Kosovë duke e bërë shumë më të kapshme formën e kapjes së kërkesës dhe ofertës ndërmjet palëve të përfshira.

“Me Punesohu.biz, synojmë të transformojmë mënyrën se si shpalljet pune ndërveprojnë me punëkërkuesit. Kjo nuk është vetëm një platformë punësimi, por një mjedis ku talentet takojnë mundësitë e tyre të ardhshme”, thotë Brahim Gashi, krijuesi i “Punësohu.biz”.

Por çka ofron Punësohu.biz?

1. Doni t’i personalizoni shpalljet e juaja duke i modifikuar vet ato? Tani këtë mund ta bëni me një qasje të lehtë në këtë platformë. Detajet e shpalljes tuaj i përcaktoni vet ju. Kushtet, ofertën dhe gjithçka tjetër që keni për të thënë për pozitën e punës që ju ofroni, mund ta bëni këtë përmes “Punësohu.biz”.

2 . Punëkërkuesve u ofrohet hapësirë si në ndërmarrjet e mëdha ndërkombëtare si “Linkedin”: Po po, e lexuat mirë. Në “Punësohu.biz” mund të krijoni profilin e punëkërkuesit, ku mund t’i përfshini detajet e juaja personalel; shkollimin, aftësitë, përvojën, objektivat, qëllimet, kërkesat e gjithçka tjetër. Në këtë formë, punëdhënësit mund të kenë qasje të lehtë mbi nivelin e përgatitjes suaj për pozitën që ata kërkojnë.

3 . Në “Punësohu.biz” ju merrni njoftime “LIVE” për shpalljet e reja të vendeve të punës. Në këtë formë, juve nuk do t’iu ikë asgjë nga postimet e reja që për synim kanë gjetjen e punëkërkuesve.

4 . Për ta bërë sa më të lehtë komunimin, në “Punësohu.biz” mund të intervistoheni edhe “Online”. Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është koha, e sa i mundimshëm nganjëherë është udhëtimi. Këto dyja tanimë s’do të jenë aspak “brengë”, ngaqë kjo platformë ofron edhe mundësinë e intervistimit nga vendet ku ju keni mundësi.

Kush është Brahim Gashi, krijuesi i “Punësohu.biz”?

Për Brahim Gashin, ndonëse i ri në moshë, “Punësohu.biz”, nuk është pikënisja e tij në karrierë.

Ai tanimë ka krijuar edhe brendin e tij “Mërgata.biz”, që bën ndërlidhjen e bizneseve shqiptare në diasporë, me klientelën shqiptare që dëshiron t’i fuqizojë ato biznese dhe shërbimet t’i kryej tek to në vende të ndryshme të Evropës.

“Qëllimi im është krijimi i një fryme të re. Ne shohim çdo ditë tendencën e të rinjve për të dalë jashtë vendit. Nuk është e duhura kjo. Ne shohim gjithashtu se nuk ka informim të të rinjve mbi mundësitë e punës që ofron tregu kosovar. Duam që kjo të përfundojë. “Punësohu.biz” e ka qëllimin që punëkërkuesve t’u shfaq sa më shumë mundësi në të cilat ata mund të adaptohen. Unë jam vet i ri në moshë dhe dua që si unë të mendojnë e veprojnë edhe bashkëmoshatarët e mi”, thotë Gashi.

Gashi është aksionar edhe në “KotorriTech” kompani kjo me bazë në Zvicër që veprimtarinë e vet e zhvillon në Skenderaj.

Përkrahje ndaj iniciativave të Gashit tanimë kanë dhënë edhe fytyra të njohura publike.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer