E premte, 25 Tetor, 2024

Rast i rëndë për familjen Hysenaj: Ky është 18-vjeçari që humb jetën sot në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në fshatin Nikadin të Ferizajt, ku një 18 vjeçar pas një ataku kardiak ka humbur jetën në vendin e tij të punës, shkruan portali rajoni.org.

Portali rajoni.org, merr vesh se bëhet fjalë për Shpresim Hysenaj nga komuna e Shtimës.

Shpresimi ndryshe ishtë edhe djal i veteranit të UÇK’së në Shtimë, Bekim Hysenaj!

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer