Tuesday, July 1, 2025

“Portokallinjtë” në kërkim të ‘mrekullisë’, publikohen formacionet zyrtare, Dinamo Zagreb – Ballkani

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Konferencës për edicionin 2023-24.

‘Portokallinjtë’ ndodhen aktualisht në pozitën e fundit me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana në pozitën e tretë, kurse kundërshtari i sotëm Dinamo Zagreb ndodhet në të dytën me 6 pikë, si dhe Viktoria Plzen prin me pikët e plota maksimale, me 15 sosh.

Përkundër rangimit në tabelë si e fundit, Ballkani sërish ka gjasa për kualifikim, porse i duhet me çdo kusht pikët e plota për këtë duel, dhe të shpresojë që Astana nuk triumfon në udhëtim ndaj Viktoria Plzen.

Suharekasit kanë vetëm një fitore përgjatë këtyre ndeshjeve në grupe, me fitoren të ardhur pikërisht ndaj Dinamo Zagrebit, duke fituar me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Dueli fillon nga ora 21:00.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer