E premte, 25 Tetor, 2024

Ku do të shpenzohen 3.3 miliardë eurot e buxhetit të Kosovës për vitin 2024?

në Kuvendin e Kosovës është votuar buxheti për vitin 2024. Ky ligj u miratua në lexim të dytë.

Por në cilat fusha është planifikuar që të shpenzohen 3.3 miliardë eurot e planifikuara?

Për vitin 2024, Qeveria e Kosovës ka planifikuar ndarjen buxhetore si në vijim:

860 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë dhe kapacitete të reja energjetike;

742 milionë euro do të shkojnë për komunat, prej të cilave 635 milionë, grante nga Qeveria;

370 milionë euro do të shkojnë për mbrojtje dhe siguri;

370 milionë euro do të shkojnë për arsim, përfshirë grantin për komuna;

340 milionë euro do të shkojnë për shëndetësi, përfshirë grantin për komuna;

95 milionë euro do të shkojnë për shtesat për lehonat dhe fëmijët;

58 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare 2030;

29 milionë euro do të shkojnë për masa të punësimit;

3 milionë euro do të shkojnë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer