Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar sot projektin e kësaj komune për stadiumin e qytetit. Ai kërkoi investime nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas tij, gjithçka është e gatshme si prona, ashtu edhe projekti ideor – për stadium me 17 mijë ulëse dhe se duhen vetëm investimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Muharremajt iu përgjigj kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni me një postim ironizues.
Por, jo të gjithë e kuptuan, analisti Sadri Ramabaja thumbimin e Hysenit ndaj Muharremajt iu përgjigj me një urim.
“Mrekulli! Urime!”, shkroi Ramabaja.