Sot nga ora 13:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i disa specifikave teknike për votimin e 21 prillit në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.
Një prej tyre është edhe “shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes teknike të kamerave në vendvotime”.
Edhe kjo pikë e rendit të ditës vlen vetëm për procesin e votimit të 21 prillit, ku qytetarët do të votojnë nëse janë për apo kundër shkarkimit të kryetarëve.