E premte, 20 Shtator, 2024

A do të largohet Fati nga Barcelona? Flet Deco

Drejtori i ri sportiv i Barcelonës Deco ka deklaruar se sulmuesi Ansu Fati ka kontratë me klubin, andaj mund të qëndrojë në “Camp Nou”.

Që disa muaj raportohet se spanjolli mund të largohet nga katalunasit, ku së fundmi u diskutua për një shkëmbim me Joao Felixin e Atletico Madridit.

Sidoqoftë, Deco në ditën e tij të parë të punës si drejtor sportiv, ka nënvizuar se Fati ka kontratë me Barcelonën.

“Ansu ka kontratë dhe vazhdon të jetë lojtar i Barcleonës”.

Sa i përket punës së re, Deco shtoi: “Unë nuk jam i fortë, Barcelona është”.

“Kemi një skuadër spektakulare, me lojtarë të rinj që janë pjesë e të ardhmes dhe të tashmes, vitin e kaluar fituam ligën dhe tani duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

Me ardhjen e Decos, Barcelona thuhet se e ka larguar Mateo Alemany, që do të qëndrojë vetëm deri më 2 shtator 2023.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer