Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture, ndërsa sipas burimeve të Insajderit autori i dyshuar është Arbër Havolli.
Lajmin për vdekjen e një burri e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas saj, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor,” deklaroi Ahmeti.
Sipas burimeve të redaksisë, viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej në momentin kritik bashkë me të dyshuarin. Deri tani, motivet e krimit mbeten të paqarta dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Ky është i dyshuari

Insajderi ka siguruar edhe fotografi të Arbër Havollit, të postuara në profilin e tij në Facebook rreth një vit më parë, ku ai ka postuar dy armë zjarri.