Friday, May 23, 2025

A kanë komunikuar familjarët e Festimit me bashkëshorten e tij, Rina Malokun? – ja çka deklaroi familjarja e tij

Një familjare e dizenjatorit të ndjerë, Festim Isufi, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me bashkëshorten e tij, Rina Maloku-Isufi, që nga ngjarja tragjike e ndodhur më 9 maj në banesën e çiftit në Rrugën B, Prishtinë.

Familjarja hodhi poshtë gjithashtu versionin zyrtar të vetëvrasjes, që ishte përmendur si dyshim nga autoritetet në raportimet fillestare.

“Jo, nuk kam pasur komunikim. Unë personalisht jo,” – tha ajo, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka biseduar me bashkëshorten e të ndjerit pas ngjarjes.

Ajo shtoi se familja e Festimit nuk ka pranuar ende raportin zyrtar të autopsisë, ndërsa e vlerësoi si të dyshimtë të gjithë rrëfimin se Festimi mund të ketë kryer vetëvrasje, sidomos kur, sipas raportimeve, ai kishte 7 plagë në trup, prej të cilave dy ishin fatale.

“Festimi që e njohim ne, nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë. Me 7 plagë është e pamundur të flitet për vetëvrasje,” – u shpreh ajo në Kosova Today, përcjell Insajderi.

Familjarja reagoi gjithashtu ndaj mënyrës se si është trajtuar publikisht rasti, duke e konsideruar të padrejtë dhe fyese për figurën dhe dinjitetin e Festimit.

Raporti i autopsisë tashmë i është dorëzuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer