E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

A po hetohet ende ish-shoferi i kompanisë “Hajdini Comerc”, flet avokatja

Pas afro një viti kur ishte arrestuar, mbajtur në paraburgim e masa të tjera të më vonshme Prokuroria e Pejes ka mbyllur hetimet për ish-shoferin e kompanisë “Hajdini Comerc”, që ishte arrestuar nën dyshimin për futjen e substancave narkotike në burgun e Dubravës.

Insajderi zbuloi fillimisht që substancat narktoike që u gjetën në kamionin që po e voziste Topalli ishin futur nga një person tjetër, i cili më vonë edhe u arrestua.

Që prej fillimit, avokatja e tij, Aurora Mulhaxha kishte deklaruar që klienti i saj është i pafajshëm.

Afro një vit më vonë, në të njëjtin rezultat ka dalë edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

“Kam pranuar njoftimin nga Prokuroria që ndaj klientit tim, z. Haxhi Topalli” kanë pushuar hetimet. Këtë e kam thënë që nga fillimi që ai ka ishte i pafajshëm, por edhe hetimi e ka provuar atë që kam deklaruar që në fillim”, ka thënë Mulhaxha për Insajderin.

Siç kishte raportuar Insajderi, në më 13 shtator 2022 organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi e mallra të tjera. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

Për këtë, Prokuroria që nga ajo datë, e për disa muaj pati mbajtur në paraburgim e masa të tjera shoferin e kamionit, Haxhi Topalli, që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë.

Një video që e kati siguruar Insajderi shfaqte që një natë më parë, drogën e mallrate e tjera kontrabandë në kamion i futi një person krejt tjetër. Ai shihej që nuk mban as dorëza e as maskë madje.

Ky person më vonë u raportua se ishte arrestuar.

Kompania “Hajdini Comerc” e Musaj Leku në vitin 2018 u angazhua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”. Kjo kontratë, ishte planifikuar që të ishte mbi 1.8 milionë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer