Një nga biznesmenët më të fuqishëm jo vetëm në Drenicë, por edhe në mbarë Kosovën, Ilir Seferi, si duket po i futet politikës, shkruan rajoni.org.
Ai ka ndarë një imazh në rrjetin social Facebook, ku shihet në ambientet e zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
Se çfarë mesazhi dëshiron të japë me këtë veprim, mbetet të kuptohet në ditët në vijim, ndërsa kjo lëvizje ka ngjallur menjëherë interesim dhe diskutime në opinion.