E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

A po promovohet dhuna seksuale në serialin “Tre vllaznitë”?!

Rasti i alpinistes, Mrika Nikqit vitin e kaluar tronditi vendin, shkruan portali rajoni.org. Ajo duke ecur si zakonisht në punë të saj, pësoi një sulm të tmerrshëm seksual nga mbrapa prej një mashkulli.

Kur ndodhi ngjarja opinioni e mediet desh u çmendën nga reagimet, përderisa të njëjtët po i nxisin po të njëjtat raste me promovime. A po praktikohet i njëjti gjest në serialin “Tre vllaznitë”, ku personi që e luan rolin e Bajramit (pronarit të shtëpisë) po e godet mbrapa në vendet intime shërbëtoren e shtëpisë. A nuk është e turpshme, që një skenë e tillë aksidentalisht t’u shfaqet një familjeje në një mbrëmje që janë mbledhur për ta shikuar televizionin? 

Pavarësisht, që seriali është i klasifikuar me moshë për ta shikuar +16 vjet, për shkak të transmetimit të tij herët në orën 21:00 dhe publikimi i tij në Youtube këtë serial më shumë fëmijët po e shikojnë, sesa të rriturit. Madje dëshmia nxirret nga vetë ky televizion. Në emisionin e fundit të gazetares, Brenda Nebihu, që ka të bëjë me një rubrikë për fëmijë e që transmetohet te ky televizion (ATV), një fëmijë thotë se më pëlqen aktori Flakron Aliu te seriali “Tre vllaznitë” dhe e “ndjeki rregullisht”.

Nëse djemtë e rinj e shohin një skenë të tillë të promovuar në televizion, pa dyshim që ajo sjellje e tillë legjitimohet. Konsiderohet normalitet goditja e tillë te një femër pa lejen e saj. Seriali me anë të kësaj po promovon edhe pasigurinë e grave, ku gratë nuk janë shumë të sigurta për kufijtë e autonomisë personale, me vetëm një “Ma bre Bajram”, u ankonte karakterja Xhevrija (Edita Duli) që u sulmonte në atë mënyrë.

Kritika priti gjatë për ta dhënë vlerësimin e vet ndaj këtij seriali. Por, përveç që po ka skena të tilla të turpshme e skandaloze, ky serial ka dështuar edhe me shikueshmëri.

Me gjithë aktorët kolosalë kosovarë që i kanë futur, mesatarja e shikueshmërisë së këtij seriali është dikund 200k për episod, por ka episod edhe më të dobët, që nuk ka arritur t’i mbledhë as aq. Të gjitha këto hahen, por promovimi i dhunës seksuale dhe sulmit seksual në një shfaqje televizive si kjo është e papranueshme.

Është evidentuar arsyeja e mosndezjes së këtij seriali. E dëshmoi që skenari i përkthyer nuk funksionon. Me atë se çka qeshin boshnjakët nuk qeshin shqiptarët. Kapaciteti ynë humoristik krijues është i madh, dhe shumë çështje të aktualitetit kemi, të cilat mund të trajtohen dhe të bëhen pjesë e një seriali. Shembull suksesi: seriali “Kafeneja jonë” ku një frazë e njëjtë përsëritet në çdo episodë “A i ka ba vaki najsen Lamit a?”, dhe prapë then rekorde me shikueshmëri.

U bën 10 vite që nga përfundimi i “Kafenesë sonë” dhe ende serial komik i qëlluar në Kosovë nuk po prodhohet. Kështu, audiencës kosovare po i duhet të argëtohet me episodat e vjetra të këtij seriali në Youtube, ku po shënohen milionat e klikimeve.

Audienca kosovare serialin “Tre vllaznitë” e priti të jetë një “Kafeneja jonë killer”, por doli krejt i dobët, lëre i dobët por edhe i çoroditur./rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer