Sot atdhedashës nga gjithë gjeografia shqiptare ishin nisur drejt vendit të shenjtë të kombit, ku buruan rrezet e lirisë cilat më pas u shtrin në gjithë shtetin tonë, shkruan portali rajoni.org.
Pra pleqë e të ri, përfaqësues te institucioneve të ndryshme shtetërore, partive politike e shoqatave të ndryshme e punonjës të shumtë ishin në Kompleksin e Jasharve për të nderuar në 25 vjetorin e sakrificës sublime të kësaj familje .
Dhe gjithë këta sot pas nderimeve në kompleksin e varrezave, vizitonin kullën e kësaj familje ku priteshin në mënyrë vëllazërore nga zoti i kësaj shtëpie Baca Rifat i cili po thuajsë për çdo mysafirë kishte një mesazh ata të bashkimit dhe unifikimit tonë deri në arritjen e qëllimeve madhore. Një porosi mjaft domethënëse në udhëkryqin cilin gjendet shteti ynë.
Ky mesazhi ju transnmetua Presidentes , Kryeministrit, e përfaqësuesve tjerë të institucioneve shtetërore, pastaj LDK-së, AAK-së, por jo edhe PDK-së e cila nuk e vizitoj farë kullën.
Pra, këta të fundit pas nderimit në Kompleksin e varrezave, nuk shkuan tek baca Rifat edhe pse eskorta e tyre pas orës 9 të mengjesit kaloj afër hyrjes së kullës./Rajoni.org/