Burime të rajoni.org kanë mësuar ekskluzivisht së dyshohet së gjatë muajit Gusht të këtij viti, Petrit Hajdari ka takuar Naim Bazajn në “villën” e Sami Lushtakut në Prekaz të Skenderajt.
Të njëjta burime të afërta me Sami Lushtakun, kanë thënë së takimi është zhvilluar gjatë muajit Gusht në villën e Sami Lushtakut në Prekaz të Skenderajt.
“Po janë takuar, prezentë ka qenë edhe Sami Lushtaku. Është lut Naim Bazaj nga Petrit Hajdari që të i bashkohet PDK’së”, ka treguar burimi i rajonit.
Lidhur me këto pretendime për takimin në villën e Sami Lushtaku, rajoni ka pyetur Naim Bazajn.
I njejti ka konfirmuar së është lutur nga Petrit Hajdari dhe së takimi është zhvilluar në një Komunë tjetër.
“Po t’a konfirmoj që jemi taku gjatë muajit gusht. Jam lutur me e përkrah. Takimi është zhvilluar në një qytet tjetër. Nuk mundem me konfirmu por as me mohu me shumë”, është shprehur shkurt Bazaj përmes telefonit për rajoni.org.