Sunday, March 30, 2025

AAK hyn në “atmosferë” të zgjedhjeve lokale, Demaliaj del nga partia synon t’ua sfidojë Ramosajn

Edhe pse Kosova sapo ka kaluar nëpër një proces zgjedhor, atë të nivelit qendror, një proces tjetër i tillë, ai për zgjedhjet lokale, do të zhvillohet në fund të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Për pushtetin lokal ende nuk janë hapur afatet për paraqitjen e kandidaturave qoftë për kryetarë të komunave, apo edhe ato për asamblistë.

Megjithatë, edhe pse disa muaj larg këtyre zgjedhjeve, dhe pak kohë para se të pranohen zyrtarisht kandidaturat nga ana e KQZ-së, tashmë ‘‘orekset’’ janë shfaqur.

Më saktësisht bëhet fjalë për partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe telashe që janë shfaqur për këtë parti në komunën e Deçanit.

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka njoftuar krijimin e një iniciative qytetare.

Demaliaj në postimin e tij, ka njoftuar se dyert e kësaj iniciative të quajtur ‘‘Demokracia’’, do të jenë të hapura që nga data 26 Mars.

‘‘Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit Që nga nesër me datë 26 Mars 2025 Dyert e Iniciativës Qytetare -DEMOKRACIA- janë të hapura për ju duke filluar nga ora 9:00’’, ka shkruar ai.

Ish-deputeti i AAK-së, më 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve me hidhërim kishte bërë me dije se do t’i ndajë rrugët me AAK’në.

“Ju bëj me dije se askush nga kjo parti nuk ka marrë mundin që të na thotë një faleminderit.!! Andaj ne ashtu siç ju kam premtuar dhe anasjelltas shumë shpejt duke filluar nga 1 Mars do të fillojmë me zyrtarizimin e Themelimit të Këshillit Nismëtarë për Iniciativën e Pavarur Qytetare në Komunën tonë , për Zgjedhjet Lokale 2025” kishte shkruar ai.

Pikërisht në ditën kur Demaliaj ka publikuar fotografi të zyrave të iniciativës së tij në Deçan, ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se ish-deputeti ka marrë drejtim tjetër.

“Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Pakënaqësitë e tij Demaliaj në lidhje me përkrahjen e AAK-së drejtuar Bashkim Ramosajt, janë shfaqur edhe më herët nga vetë ish-deputeti i kësaj partie.

Në një postim të tij të bërë pothuajse dy vjet më parë, Demaliaj ndër tjerash ishte shfaqur i indinjuar dhe se në lidhje me shpalljen e kandidaturës së Bashkim Ramosajt, për kryetar komune në zgjedhjet e 2025, ishte bërë pa ‘‘asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre’’.

‘‘Si qytetarë i komunës së Deçanit dhe anëtarë i AAK- së me anë të këtij reagimi ndihem shumë i indinjuar pas lajmit që doli në media lidhur me një vendim të marrur në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, e që është : Shpallja e kandidaturës për zgjedhjet komunale për kryetar komune 2025 nga kryetari aktual z. Bashkim Ramosaj.!!

Nga kush po frigohesh kryetar Bashkim.!!

Është i pakuptimtë fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave Statutare e që është Kushtetuta e partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023.!!

Në radhë të parë nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre dhe ata nuk janë konsulltuar nga ju gati qe dy vite prej ardhjes suaj në krye të Degës së Partisë se lërë më që nuk është mbajtur asnji takim me ta qe dy vite.!!

Ata janë të anashkaluar plotësisht.!!’’, kishte shkruar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer