Koalicioni AAK-Nisma-IDEAL mbajti tubimin e madh në Skenderaj, ku pati pjesëmarrje masive të qytetarëve në mbështetje të tyre.
Kandidati për deputet, Daut Haradinaj ka publikuar pamje nga ky tubim, duke shkruar se kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga këtu.
Ndryshe, pika kyçe e mbështetjes së këtij koalicioni në Skenderaj është Gjeneral Nuredin Lushtaku, i cili është kryetar i IDEAL-it.
Postimi i Daut Haradinaj:
Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga këtu.
Sot jemi bashkuar për t’a bërë Kosovën anëtare të NATO-s.
Skënderaj ja din rëndësinë sigurisë së Kosovës, dha gjithçka çka kishte për lirinë saj. Skënderaj me Gjeneral Nuredinin dhe Gjeneral Kodrën, sot i dhanë besën Koalicionit për Kosovën Fituese, sepse vetëm përmes kësaj liste dalim ballëhapur para qytetarëve tanë duke ju dhënë siguri, mirëqenie dhe integrim.
Lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës, njësoj sikur në çdo kohë kur Kosova kishte nevojë për ne. Ka qenë dhe është nder i madh me u rreshtu bashkë, prapë.
Na priftë e mbara!
Kosova Fituese 137