Saturday, February 7, 2026

Abdixhiku i reagon Isa Mustafës: Të gjithë do të pensionohemi një ditë, por jo nga dinjiteti dhe jo nga njerëzorja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave kritikuese të ish-kryetarit të partisë, Isa Mustafa, drejtuar atij dhe Ukë Rugovës, duke i cilësuar ato si shprehje të mosdurimit ndaj vullnetit të lirë të anëtarësisë.

Abdixhiku tha se Kuvendi i fundit i LDK-së ishte një kthesë e rëndësishme politike brenda partisë.

“Do ta kuptojmë një ditë, nëse veçse nuk e kemi kuptuar, se Kuvendi ynë nuk ishte thjesht një ngjarje demokratike. Ishte një shkëputje e qartë mes një kohe që kërkonte kontroll pa parim dhe një kohe që kërkon rimëkëmbje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai.

ADVERTISING

Abdixhiku ka kritikuar ashpër qasjen e kundërshtarëve të tij brenda partisë, duke thënë se në vend të reflektimit dhe maturisë, ata kanë zgjedhur sulmin dhe përbaltjen.

“Sikurse shihet, ka një mosdurim të thellë ndaj vendimit të lirë të anëtarësisë. Një mllef dhe zell për të sulmuar mua, LDK-në, familjen Rugova, veprimtarët, profesionistët, të rinjtë e të vjetrit – secilin pa dallim. Zi e terr për gjithçka në LDK, ndërsa lëvdata për çdo kundërshtar të saj”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se vendimi i anëtarësisë është i vështirë për t’u pranuar nga ata që janë mësuar ta injorojnë atë, duke hapur kriza të panevojshme në vend,

“Rrugët që kthehen mbrapa nuk janë më tonat. Të gjithë do të pensionohemi një ditë; por jo nga dinjiteti, dhe jo nga njerëzorja. Ato duhet t’i ruajmë. Sepse fundi i rolit nuk është fundi i botës; është thjesht pranim i kohës që ka ecur përpara. LDK-në do ta bashkojmë. Fort madje. Por jo kështu. Jo me këtë logjikë. Jo me ata që nuk e pranojnë se çdo kohë ka një fund. Jo me ata që besojnë se vullneti i anëtarësisë mund të riformësohet e tjetërsohet në prapaskenat e darkave përplot intriga. E aq më pak me ata që kanë refuzuar, vazhdimisht, ta dëgjojnë këtë anëtarësi”.

Ky reagim i tij vjen pasi, ish-kryeministri Isa Mustafa ka folur për zhvillimet e fundit të partisë që drejtoi për disa vite pasi LDK doli me një rezultat të dobët nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Mustafa nuk u lëshua shumë në komentimin e vendimit të kreut aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ofrim të dorëheqjes, por ai bëri një krahasim me veprimet e tij kur LDK po ashtu pati rezultat të dobët në vitin 2021.

“Kur ne ramë në rreth 13%, LDK e lexoi drejt zërin qytetar. Prandaj, unë dhe bashkëpunëtorët e mi e kuptuam që duhen të bëhen ndryshime”, tha Mustafa në Kosova Press.

Ai tha se në raste të tilla fjalët duhet të maten para se të thuhet sepse më pas ka konsekuenca.

Ndërsa Ukë Rugovën e kritikoi pasi e quajti Osmanin rugoviste.

“Pse rugovistja e tij e shkatërroi LDK-në”, tha Mustafa.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer