Wednesday, February 26, 2025

Absurde: RTK-ja urdhëron gazetarët që Kurtit të mos i referohen si “kryeministër në detyrë”

Ndikimi i madh i pushtetit në Radio Televizioni i Kosovës është konfirmuar edhe një herë.

Televizioni publik sot ka urdhëruar gazetarët që në kronikat e tyre kryeministrit Albin Kurti të mos i referohen si “kryeministër në detyrë” dhe Qeverisë aktuale të mos i referohen si “Qeveri në detyrë”.

Përmes një emaili, redaktori i lajme qendrore, Besart Galica, ka urdhëruar që në asnjë kronikë televizive dhe në asnjë edicion të lajmeve të mos përdoren terme të tilla.

“Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale.

Kujtojmë, se drejtori i televizionit publik është Rilind Gërvalla, një aktivit i devotshme i Lëvizjes Vetëvendosje.

Para se te merrte këtë post, Gervalla është parë në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Përveç kësaj, Gërvalla ishte edhe mes donatorëve të Vetëvendosjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer