Ky ishte edicioni im i fundit ne “Studio A”, si dhe dita ime e fundit ne ATV.
Keto ditet e fundit, t’ju them te drejten, per mua kane qene mjaft emocionuese dhe nostalgjike, sepse kur i jam bashku ATV-se, as emrin ATV s’e ka pase televizioni, as kulm s’ka pase ky objekt, e lere ma studio e gjera te tjera, ndersa tash eshte nje prej mediave me me ndikim ne vendin tone.
Si rrjedhoje, ATV ka me mbete kujtimi jem ma i bukur, ma i lodhshem, si dhe krenaria jem ma e madhe gjate rrugetimit tem medial.
Ketu po du me i falenderu dy njerez shume te rendesishem te cilet, pos ekranit, ma besuan udheheqjen e televizionit ne rolin e producentes ekzektutive dhe me pas drejtoreshes se programacionit. Keta jane Ilir Tafa dhe Arber Geci, besimi i te cileve ka qene infuzioni jem ma i madh qe me i dhane shume zor e me kriju gjera shume te vecanta, por mbi te gjitha gazetare e figura televizive qe sot konkurrojne ne tregun medial.
Faleminderit redaktoreve, producenteve, autoreve, gazetareve, lektores, kameramaneve, montazhereve, regjise, skenografeve, grimereve, organizatoreve, shofereve dhe te gjitheve per bashkepunimin e vazhdueshem, sepse ATV eshte kjo qe eshte fale kontributit te secilit.
Falemindetit Biondines, Rrezes, Dorit, Leos, Lindritit, Medines, Fites, Selimit per kontributin qe Studio A me qene pa diskutim emisioni me i shikuar i pasdites ne Kosove dhe mbi te gjitha, faleminderit juve shikues per dashurine dhe suportin. Me doren ne zemer, ju them se sa here dal para juve e dhuroj nga nje cope shpirti e dashnie dhe per mua jeni familja ime e madhe.
Shihemi ne projektin e radhes
Ju dua