Saturday, December 13, 2025

Adriana Matoshi ‘zbarkon’ në Skenderaj për fushatë

Si duket, tensionimi i situatës me Sami Lushtakun nuk po ia zbeh aspak imazhin deputetes së VV-së, Adriana Matoshi. Ajo sot ka vizituar Skenderajin, përkatësisht qendrën e Vetëvendosjes në këtë qytet, shkruan rajoni.org.

Për vizitën e saj, përmes një postimi ka njoftuar kryetari i kësaj pike, Hysni Mehani, i cili ka vlerësuar lart figurën e Adriana Matoshit si grua e zgjedhur deputete.

“Adriana Matoshi, me reagimet e saj, ka arritur ta çmontojë mendësinë patriarkale”, ka thënë ndër të tjera Mehani

Postimi:

Gra që zgjidhen deputete.

Adriana Matoshi me reagimet e saj ka arritur ta çmontoi mendësinë patriarkale, e Kaltrina Gruda me punën e ndershme e përkushtimin e saj është dëshmi që gratë përveç që janë të zonja janë shumë të suksesshme në çdo përgjegjësi që ato marrin.

Dy deputetet e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
116✅ Lëvizja VETËVENDOSJE!
1✅Albin Kurti
43 Ardiana Matoshi
67✅ Kaltrina Gruda

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer