Tuesday, September 16, 2025

Afaristët e Drenasit i japin përkrahje, Ramiz Lladrovci: Heqja e taksës së operimit do të jetë vendimi i parë

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim me afaristë, biznesmenë, pronarë kompanish dhe fermerë, ku ka diskutuar për fuqizimin e biznesit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e kushteve për më shumë investitorë në komunë, shkruan rajoni.org.

Ai tha se është krenar me mbi 2.000 biznese që aktualisht operojnë në komunën e Drenasit, duke kontribuar jo vetëm në zhvillimin e komunës, por edhe të Kosovës në përgjithësi. Sipas tij, një nga vendimet e para në mandatin e ardhshëm do të jetë heqja e taksës së operimit për bizneset, krahas lehtësirave të tjera që do të krijohen.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Si ta fuqizojmë biznesin, si t’i shtojmë vendet e punës, si të shtojmë numrin e kompanive dhe investitorëve, janë disa nga çështjet që i diskutuam me kandidatët “Për Drenasin Kampion”, bashkë me afaristë, biznesmenë, pronarë të kompanive e fermerë.

Drenasi është zemra e Kosovës, pozita jonë gjeografike, është zonë shumë e kërkuar për të zhvilluar biznes dhe veprimtari dhe ne jemi dëshmuar se ofrojmë lehtësira dhe klimë pozitive për të bërë biznes.

Jam krenar me mbi 2.000 biznese që punojnë e operojnë në komunën e Drenasit, e zhvillojnë jo vetëm Komunën por kanë kontribut në zhvillimin e Kosovës. Heqja e taksës së operimit, është ndër vendimet e para në mandatin e ardhshëm, por, do të ketë edhe lehtësira të tjera.

Ne kemi 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”, zemrën e Kosovës, tërheqëse për investitorët vendorë e ndërkombëtarë, në komunën me kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Me përkrahjen dhe gatishmërinë e afaristëve të Drenasit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, fryma e fitores është e pandalshme. Vazhdojmë edhe katër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer