Tenderi për sigurimin fizike të ndërtetese së Komunes dhe institucionëve vartëse në kuader të Komunës së Skenderajt, pritet kushtoj 450 mije euro, shkruan portali rajoni.org.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit.
Aty thuhet se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.
Një nga kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 30.10.2023 përmes platformës E-prokurim ndërsa po atë ditë do të bëhet dhe hapja e tenderëve.
Në të njëjtin njoftim janë dhënë udhezimet se si duhet të kompenzohen punëtoret.
“Për roje fizike të angazhuar ne ketë kontratë duhet të jetë jo me pak se 350 €/muaj, kurse për projektmenagjerin 450 € bruto dhe për mbikëqyrsin e rojeve 380 euro bruto”, thuhet ndër të tjera.