Klubi futbollistik ‘Drenica’, njofton opinonin dhe sportdashësit, tifozët, dhe gjithë dashamirët e Klubit që, Bordi ka vendosur unanimisht ta nderpresë bashkëpunimin me trajnerin Gani Sejdiu, duke analizuar rezultatet në përgjithësi dhe ndeshjen e fundit ndaj FC Phoenix në veçanti, bordi erdhi deri tek ky vendim.
Pas kësaj , drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin vendas Afrim Jashari, më të cilin kemi gjetur gjuhën e përbashket për bashkëpunim deri në fund sezonit.