Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se përmes trupave inspektuese veterinare ka gjetur se produkti i qumështit nga brendi ‘’Perfetto’’ 2.8% me origjinë nga Maqedonia Veriore i distribuuar në tregun e Kosovës nga “Atlantik Group” që mban datë skadence 20.08.2023, nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum.
“Pas hapjes së disa mostrave është vërejtur se qumështi ka ndryshuar vetitë organoleptike, ka koaguluar shihen dromcat (ka filluar prishja). Sasi e gjetur në disa markete është asgjësuar menjëherë. Në anën tjetër është urdhëruar distributori të bëj tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat shitëse, në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV po ashtu u bën thirrje konsumatorëve për kujdes ndaj qumështit “Perfetto’’ 2.8% yndyr me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1 litër.
“Kujdes konsumatorë! Nëse e gjeni në shitje qumështin e brendit “Perfetto’’ 2.8% yndyr me data skadimi 20.08.2023 paketimit 1L, lajmëroni autoritetin. Nëse i keni blerë kthejeni në pikën shitëse. Mos e konsumoni produktin e cekura me lartë sipas të dhënave! Produktet qumësht të brendit ‘’Perfetto’’ 2.8% të datave tjera të skadimit nuk janë të dyshimta”, thuhet në njoftim.