Sulmuesi i Lyon-it, Malick Fofana, raportohet se është në ‘radarët’ e klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa agjentët e tij nga BF SportsPartner kanë përmendur Liverpool-in dhe Neëcastle-n si destinacione të mundshme.
“Zgjedhja e zemrës do të ishte Liverpool-i. Ai ka potencialin për të hyrë në rotacion dhe, mbi të gjitha, do të donim ta shihnim të vazhdonte traditën e legjendave afrikane si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe El-Hadji Diouf”, ka thënë një zëdhënës i agjencisë për ‘Africa Foot’, raporton RTKLive.
“Por zgjedhja e arsyes do të ishte Newcastle, një klub i strukturuar mirë, që mund të shërbente si një hap i parë për të fituar përvojë, përpara se, ndoshta, të bashkohej me një nga pesë klubet më të mëdha evropiane”.
“Ai ka profilin e duhur për të shkëlqyer në Premier Ligë. Posedon cilësi të ngjashme me ato të Amad Diallo të Manchester United, shpejtësi, impakt dhe aftësinë për të krijuar raste shënimi. Nuk ka dyshim që mund të spikasë. Për të, do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar zhvillimin dhe për të treguar talentin e tij në një kampionat që favorizon lojën tranzicionale. Megjithatë, ai duhet të zgjedhë me kujdes klubin e duhur, pasi konkurrenca në Angli është e ashpër.”