Shpend Ahmeti, ish-nënkryetar i Vetëvendosjes, ka folur në lidhje me raportet e tij me kryeministrin Albin Kurti.
Në T7, Ahmeti e ka theksuar një akuzë të cilën më parë e kishte plasuar në opinion publik Florin Krasniqi, is-deputet i VV-së.
Ahmeti ka thënë se Kurti “ka qenë” në “no fly list” të Amerikës.
“Problemi i Albinit me amerikanët ka nis prej Kaidanoë, ju kujtohet ato kabllot për shkak të protestës, ku është përshkruar që është njeri i dëmshëm për Kosovën. Këtu ka nis problemi dhe ky e ka pa këtë punë. Është në “no fly list” është, ka qenë. Kur shkojshmi ne d.m.th. ka katër orë përpara u dashke me shku në aeroport. Gjithë i kemi pasë disa marshalla me veti në aeroplan, te dera (gate) na kanë pritë prej atëherit. Dhe e ka pa që nuk mundesh me ndërtu partneritet çfare ndërtojnë amerikanët me njerëzit e tjerë. Prandaj ka lyp derë te Gjermania”, tha mbrëmë Ahmeti.