E hënë, 18 Nëntor, 2024

Kush është Lutfi Ajazi? U zhvarros për të dyten herë nga persona të panjohur

Varri i një personi në fshatin Sankoc të Drenasit, të dielën, për të dytën herë është hapur, nga ku janë nxjerrë mbetjet mortore. Familjarë të të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin, e Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar si dëmtim i varrezave.

Dheu i varrit të Lutfi Ajazit, që ka ndërruar jetë 10 vjet më parë, mban ngjyrën e zezë e duket si të ishte bërë tani. Varri që ndodhet në fshatin Sankoc të Drenasit u hap për të dytën herë, nga ku u larguan mbetjet mortore të Ajazit nga persona të panjohur.

Te varri pa ndonjë mbishkrim që e identifikon atë, sipas burimeve të kohes është lënë një mesazh ku thuhej: “Eshtrat e tradhtarëve nuk kanë vend këtu”.

Kush është Lutfi Ajazi?

Televizioni serb njoftonte se më 9 nëntor 1994 në Gllogovc, rreth orës 23.00, ishte bërë një sulm i armatosur kundër pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Lutfi Ajazit, i cili ishte plagosur.

Lidhur me këtë rast, gazeta serbe “Jedinstvo” njoftonte: “Atë natë, në afërsi të shtëpisë së Ajazit, u hap zjarr në veturën ku gjendej Lutfi Ajazi. Sulmin e armatosur e bënë nga prita tre persona tash për tash të paidentifikuar. Ajazi, i plagosur rëndë, gjendet në Klinikën kirurgjike në Prishtinë”. Në fund të njoftimit kjo gazetë shkruante: Është ky sulm i armatosur terrorist në pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme që supozohet të jetë vepër e separatistëve shqiptarë”.

Inspektori i DBS-së Lutfi Ajazi i njohur sidomos në Rajonin e Drenices për brutalitetin kundër popullatës shqiptare që bënte në emër të sigurimit serb plagoset rëndë në një prit që i bëjnë komandot e UÇK-së të prira nga M. Krasniqi, R. Selimi dhe disa ushtarë të tjer të UÇK-së…

Lutfi Ajazi ishte inpektor i lartë i DBS-UDB (derzavni besbednost Serbia), është kriminel lufte dhe emri i tij përmendet në shumë raste nga arrestimi i Besim Rames, por përmendet edhe si i dyshuar kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e vrasjen e mjekut të UÇK-së dr.Hafir Shalës në prill të vitin 1998, kur kidnapohet nga policia sekrete serbe në udhëkryqin e Komoranit, xhipi ngjyrë të zezë, veturë Isuzi pronë e DBS-së dhe udhëheqës i kidnapimit S- Filiq.

Përveç Lufti Ajazit, i cili sigurt ka qenë prezent atë ditë merrnin pjesë së paku edhe tre inspektor serb të UDB-së (EULEX i di saktë të gjithë emrat e tyre) pasi janë dy dëshmitar shqiptarë që shpëtuan gjallë, e që ishin atë ditë bashkë me dëshmorin Hafir Shala, dhe kanë dhënë deklarata zyrtare në Eulex, por njohuri për këtë rast ka edhe avokati Destan Rukiqi, i cili e ka kërkuar dr.Hafir Shalen si avokat nëpër stacionet e policisë serbe, që ta gjente se ku gjindej. (Jo zyrtarisht aty përmendet edhe një inspektor tjetër shqiptar F. Syleviç, por nuk ka të dhëna shumë të besuara për një pohim të tillë, pasi i përfoluri F. Syleviqi punonte në atë kohë në SUP-Prishtina-centar në antidrogë dhe jo në UDB).

Por, për ndriçimin e këtij rasti dhe vrasjes të dëshmorit Hafir Shala do mundte të fliste edhe Dodë Selmani pjesëtar i lartë i UDB-së njësia përcjellëse TPO). (Dod Selmani ishte dëshmitari K-5 i Gjykatës të Hagës në rastin e gjykimit të Sllobodan Millosheviqit)!

Operacioni- Ndrrimi “TALAC”

Pas këtij kidnapimi të H-Shales,UÇK tenton me gjdo kusht ta liroj dr.Hafir Shalën. UÇK tenton edhe ta shkëmbej me inspektorin famkeq Ivan Bulatoviq, i cilu u kap rob në (Baic i kapur në tren) në muajin maj të vitit 1998. Në atë kohë, Ivan Bulatoviq ishte komandant i stacionit të policisë në Drenas.

Si UÇK ne nuk dinim nuk posedonim infromacjone në atë kohë se dëshmorin dr. Hafir Shala e kishin mbytur në burg nga maltretimet e UDB-së ku perpos inspektorëve serbë merrnin pjesë edhe Lufti Ajazi apo siç e thirrnin serbët (General Luta) dhe Xhafer Beiqi paraqitej si(boshnjaku),vrasja nga turturat ndikoj edhe nuk u realizua lirimi më kurrë me famkeqin, kriminelin serb Ivan Bullatoviç, i cili u pushkatua në shej hakmarrjes ndaj vrasjes të dr.Hafir Shales dhe sipas mendimit tim atij luftarit të UÇK-së që pushkatoi kriminelin Bullatoviqin në shej hakmarrje, i lumtë pushka dhe dora nëse është gjallë akoma edhe pse sipas informacioneve tona ky luftëtar i UÇK-së ka vdekur (vritet pas luftës) …..

Luftfi Ajazi po ashtu rregullisht vizitonte të burgosurit politik nëpër burgje si Kosovë, sikurse në Serbi (Sremsa Kamenicë, Pozharevcë, nis pas luftës, ku shpeshherë i torturonte përshmbull (Besim Ramës ia porosiste gardianët serb të goditnin 100 shufra gome ma shumë vetëm për hater të Lutes), por shumëher edhe kinse bisedonte miqësisht me shumë të burgosur sidomos në vitet 1997, ‘98, ‘99 dhe vitet 2000, disa nga këta të burgosur sot mbajnë pozita politike dhe disa janë edhe deputet në parlamentin tonë…

Kush janë kolegët e tij që torturonin shqiptar dikur dhe pas luftës, e që mbante kontakte të rregullta me Z. Zymberi, F. Dermaku nga Gjilan (i dyshuar se kishte vrarë Xhemajl Mustafen) pastaj Xhafer Beiqi (paraqitej si boshjak), që masakronte me ditë të tëra torturonte sidomos shokët e Adem Jasharit, që i kishte kapur UDB-ja në tradhti si përshembull Besim Ramen, Xhafer Berishen, Xhavit Gubetinin… pastaj kasapët, Muharrem Dana, Ejup Bajgora, Zija Musliu (aga Zi) Jakup Hoti, e shumë kasapë e torturues shqipfolës që ishin edhe më brutal sesa vet serbët.

Pastaj rasti interesant i kolegut të Lutfi Ajazit si përshembull Nexhmedin Ajetit inspektor i UDB-së së Qarkut Mitrovicë, (kriminel lufe -torturonte dhe masakronte familjet njohura atdhetare në rrethin e Mitrovicës, sidomos në rrethin e Vushtrrisë) menjëherë pas luftës e kap G2-ZKZ e UÇK në Mitrovicë dhe në momentin kur don të flas rastin e merr personalisht Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi dhe na urdhnojnë ta lirojmë pa e pytur fare, (ju gazetar të pamvarun nëse ka akoma asi gazetar merrni guxim najher e pyeteni Thaçin dhe Veselin pse e bënë këtë)?

Kater (4),vrasjet për ti mbuluar gjyrmët e bashkëpunimit me UDB-në…

1.Ibush Kllokoqi.

Interesant është fakti se pas luftës u vranë 3 inspektor të UDB-së menjëherë pasi kishin pranuar të bashkëpunonin, ata flisnin me G2- dhe SHIK-un e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, dihet publikisht se me njerin nga këta kemi biseduar personalisht, disa ditë rresht. Ai ishte Ibush Kllokoqi, i cili na kishte dhënë disa materiale dhe na kishte rrëfyer shumë gjëra të paditura për ne G2 në atë kohë shumë befasuese… por që nuk janë sot befasira…. Edhe pse Ibush Kllokoqi ishte dal në pension pak para luftës, ai dinte shumë sekrete dhe ishte vrarë disa ditë pasi kishte takuar edhe një bashkëpuntor të Kadri Veselit (K), po të njëjtën dit ishte vrarë nga grupi i Farukut shefit të (Nazim Bllaces), kjo vrasje ishte bërë për ti mbuluar (2)… dy infromatorë të rëndësishëm të UDB-së, informator personal gjatë viteve ‘80-‘90 edhe njëri infromator personal i Ibush Kllokoqit. (Pasi pas luftës po këta (2)… dy infromator kishin arritur të bëheshin alfa-omega njerëz shumë të fuqishum të politikës, shërbimeve sekrete, luftës çlirimtare dhe nëntokës.
(…dhe sot janë akoma heronj dhe partiota të zjarrtë)…!

2.Selim Broshi.

Pastaj vjen vrasja e porosotur e Selim Broshit, i cili dinte shumë gjëra, me dekada kishte shërbyer UDB-es dhe ishte abetare e shërbimit Sekret jugosllav dhe serb, dinte edhe për vrasjet e SHTUTGARDIT, rasti Gervalla, pastaj rastin MARTINOVIQ…, ai ishte vrarë kur pas luftes kishte përmendur dy emra, njëri vëllau i një kryepolitikani, kurse përmendet edhe emri i një babait (mik i Franjo Herleviqit) të një deputeti në Kuvend. Kjo bisedë ishte bërë në restorantin Dubrovnik, Selim Broshi kishte cekur se kishte mbledhur material dhe do shkruante një libër ku do ti cekte infromatorët e SDB-së dhe UDB-së me emra dhe mbiemra, por ai vritet që ti mbulonte informatorët e UDB –së (pra nuk vritet që të dëmtohet UDB-ja, përkundrazi mbrohen rrjetet infromative të UDB-së në Kosovë)?

3.Kemajl Shabani.

Pastaj vritet Kemajl Shabani, inspektor i UDB-së menjëherë pasi (trajtohet) nga zyrtarët e SHIK-ut, Kemajl Shabani ka patur njohuri të bollshme ti zbuloj hollësisht se si u vra në pritë heroi kombëtar Zahir Pajaziti me shokë, pastaj vrasja e Hyzri Tallës, Afrim Maliqit, Isa Kastratit, dhe shumë vrasje të tjera.
(Vrasja dhe autorët nuk u zbuluan kurrë)!

4.Rasti Hajra.

Pastaj pas disa kohesh vritet inspektori i 4-të me radhë vritet edhe Hamz Hajra (Shtutica) inspektor i UDB-së nga Drenica (i vriten edhe fëmijët e mitur)! Inspektori H.H. kishte qenë prezent zyrtarisht në fabriken e municionit në Skenderaj në muajin mars 1998, kur edhe u bë sulmi serb mbi familjen Jashari ishte njëri, që kishte mundur të jep shumë infromacione për ato ditë të vështira lufte (pas luftës ishte trajtuar edhe ky ”thesar” nga SHIK-u).

Ky njeri dinte në gjumë se kush ishin informatorët e UDB-ës, dhe policisë serbe për territorin e Drenicës, sidomos qarkut të Mitrovicës pasi ishte qark kryesor.

Dhe për të maskuar mirë krijohet Rasti KIQINA, rast, i cili është vetëm fars fallsifikim, që të dënohet dikush faj e pa faj vetëm të mos zbulohet motivi i vërtetë i vrasjes brutale, dhe interesant tërë akuza bazohet vetëm në një dëshmi të një lakmiqari lakmitar në para dhe viza me jetuar jashtë perëndim (Blerimi Kiqina), i dënuar edhe vet), pra rasti Kiqina është i montuar dhe çdo rigjykim të dënuarit me qindra vite burg brenda do liroheshin në mungesë provash dhe shkeljesh procedurale të gjykimit?

Për këtë ”vrasje” ka të dhëna të besueshme se për atë vrasje vrasësit e vërtetë janë paguar mbi 40-45.000 mijë marka, por vrasësit e vërtetë dhe organizatorët janë në liri dhe sot jetojnë dhe janë jashtë shtetit (ka të dhëna se njëri nga organizatorët është femër) dhe njëri ish pjestar i UÇK nga këta ka mundësi 99% të jetë tani dëshmitar i Tribunalit kundër UÇK?

Mos harrojmë Hamëz Hajra është marrë në pyetje vetëm disa muaj para se të vritej nga dy persona të afërt të SHIK-ut, (një komision që lidhet kinse me krime lufte)!
EPILOGU.

Interesant është se në këto eleminime vriten vetëm UDB-ët e shkollës së vjeter të Titos,….. por rehabilitohen të gjoth UDB-ët e Ivica Stanishiqit dhe këto eliminime i shkojnë për shtati sot të Lufti Ajvazit dhe (Thesarëve) UDB-ashave tjerë, siç i quan Kadri Veseli shpeshherë, dihet dhe kuptohet se këto vrasje u porositën nga disa politikan të fuqishëm (patriotë) dhe pushtetar “tanë”, por bëhet pyetja pse nuk u vranë UDB-ashët tjerë dikund edhe nja 170-180 pjesëtarë të UDB-së apo vlen motoja (ata që din për bashkpunimin tonë me UDB duhet të vdesin) dhe (ata UDB-ash tjerë që dinë për tjerët duhet ti bajm thesar miq dhe të jetojnë), dhe nga infromacionet e tyre të shantazhohen të tjerët sidomos kundërshtarët politik të tyre (shik-ut) sidomos nga LDK-ja apo individ apo partitë tjera…!

Po ashtu Lufti Ajazi ishte personi i parë, që takoi personalisht Nazim Bllacen ku nga sigurimi serb BIA ju premtua pasaporta biometrike për Nazim Bllacen, por në këtë pikë (e gënjyen) UDB-BIA, nuk ua mban fjalën pasi do ta komprimitonin shtetin serb, por N. B. ju premtuan informacione dhe mbrojtje ligjore përmes disa miqve ndërkombëtarëve?
Vrasjet Politike.

Por, sa i përket rastit të disa spekulimeve ditëve të fundit të vrasjes të atdhetarit Enver Malokut, plagosjes të Sabri Hamitit apo plagosjes të dy kryetarëve të komunës të rajonit nga Llapi e disa vrasje politike nëpër tërë Kosovën pas lufte(kinse i kryer Lutfi Ajazi),nuk kem patur si G2,asi lloj informacjonesh asë atëherë, dhe as sot asi lloj informatash dhe personalisht nuk e besojmë aspak se Lutfi Ajazi ka pat kapacitet aq të madh apo guxim për ti kryer at vrasje e pa lanur gjurm askund e pa mundur pasi shumë ish UDB-ash pas luftës ‘99 veç ishin para pensionimit dhe disa herë kishin konfliktet brenda vet organizates (UDB) ku kujtojmë rastin në Nish pas luftes u vranë ndër veti, disa inspektorë të UDB-së serb.

Pra, kushdo qoftë që ka nxit dhe ka organizuar dhe ka bërë vrasjet politike në vendin kanë qenë shqiptar dhe vijnë nga sistemet PARA-POLITIKE dhe nuk dyshoj aspak se këto sisteme sekrete brenda partive nuk kanë bashkëpunuar me UDB-në jan bashkpunauar, por qëllimi kryesor kanë qenë marrja e pushtetit disa raste edhe me forcë, ku eliminohen personat kundërshtar politik dhe kundërshtarët e bizniseve. Pra, çdo aludim se vrasja në Kosovë pas luftës ka bërë UDB-ja ju bën shërbim këtyre para sistemeve politike që janë fajtor së pakut mbi 90% e rastit të vrasjeve me karakter politik dhe financiar (Shumë mirë dihen vrasësit me emër e mbiemra dhe kush i ka organizuar, urdhëruar dhe financuar)..?
Lutfi Ajazi ky kriminel pro-serb apo siç thotë Kadri Veseli ”thesar” rregullisht ka vizituar natën Kosovën pas luftës me një taksi të njëjtë vinte te Dheu i Bardhë, ku e priste ish kolegu i UDB-së pas luftës (Thesari) dhe anëtari i SHIK-ut, për Gjilan Fadil Dermaku dhe disa herë bashkë kanë vizituar ”dikand”në Drenicë.

Por, Lufti Ajazi nuk ka qen edhe pa krah në Kosovë edhe pas luftes pasi gjithnjë ka qenë i garantuar, i mbrojtur nga dy njerëz të fuqishëm qeveritar dhe njëri garantues vjen nga krahu i ”luftës” Lutfi Ajazi pas luftës 1999 kur fillon konflikti në Luginen e Preshevës caktohet edhe si këshilltar personal i sigurisë, i Nebojsha Qoviqit dikur koordinator serb për bisedat me UÇPMB-në…, vlen të përmendet se Lutfi Ajazi takohej dhe vozitej në Kosovë disa herë me veturë të policisë të Kosovës bashkë me kolegun e vet (shokun e Sheremet Ahmetit), Osman Musen epror i lartë i Policisë së Kosoves dhe po ashtu oficer i UDB-së person që në të njëjtën kohë merrte dy rroga njërën nga policia e Kosovës tjetrën nga UDB-BIA, e Serbisë dhe ky person zyrtar që ju jepte UDB-ja rregullisht të dhana dosje, dhe infromacione të ndejshëm mbi policinë e Kosovës UDB-BIA, dhe përjashtonte nga puna policët shqiptarë sidomos ish ushtar të UÇK dhe policët që ishin neutral,ku gjindet sot O-Musa sot ky person është azilant i pranuar në perëndim…… njeri që lidhet edhe me rastin e vrasjes të Zahir Pajazitit dhe vendi i jonë Kosova shteti i ”fortë” i Hashim Presidentit kurrë nuk e kërkoj ekstradimin e tij… (nuk guxojmë me kërku ekstradimin se ku me dit çka del aty…).

*Burimi: Naim Miftari ishte ish epror i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK)

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer