E shtunë, 28 Shtator, 2024

Aksident i rëndë afër Skenderajt, dy të lënduar nisen drejt emergjencës

 

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Skenderaj-Drenas, segmenti rrugor në fshatin Polac.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar në emergjencë.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas segmenti rrugor në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahitit.
Në drejtim për Drenas janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer