Friday, November 7, 2025

Aksident i rëndë me fatalitet: Një polic i Kosovë e godet për vdekje një këmbësor

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Prizren, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili pohoi se ngasësi i automjetit është një zyrtar policor.

Ky i fundit, sipas Bytyqit, ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe po lëvizte automjetin privat të tij, kur goditi viktimën.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe prokurorin kujdestar” u shpreh Bytyqi.

Ai pohoi se viktima është një burrë i moshuar, mosha e saktë e të cilit ende nuk është identifikuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer