Policia përmes raportit 24 orësh njofton për nje aksident qe ka ndodhur dje në fshatin Vojtesh të Skenderajt, rreth orës 16:30, transmeton portali rajoni.org.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar shoferi i veturës qe është goditur, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Rasti në procedurë të rregullt.