E hënë, 28 Tetor, 2024

Aksident i rëndë trafiku afër rrugës për Nekoc, katër vetura të përfshira (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën Komoran – Caralevë. 

Aksidenti ka ndodhur afër rrugës për Nekoc ndërsa në të janë përfshirë katër automjete, dy në lëvizje e dy të tjera të parkuara.

Sipas lexuesve të IndeksOnline, tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer