Një 50-vjeçare dhe bashkëshorti i saj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksindeti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sllatinë.
Kështu ka bërë të ditur mjekja kujdestare Dafina Bashilli.
Ajo tha se të lënduar kanë mbetur edhe dy vajza, gjendja e të cilave është e rëndë.
“Sot, kemi pranuar tre pacientë. Njëra prej tyre në gjendje shumë të rëndë e cila edhe ka humbur jetën. Pacientja tjetër ka marrë lëndime mesatarisht të rënda, të cilës iu është realizuar një CD, po e presim rezultatin. Ndërsa, edhe personi i tretë e ka gjendjen e rëndë”, tha ajo për Tëvë1
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.
“Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha Hoxha.
Rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:
@rajoni.org Aksident trafiku në Sllatinë – shkaktohen kolona të gjata, pamje nga vendi i ngjarjes Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Komoran – Fushë Kosovë, saktësisht në Sllatinë, shkruan portali rajoni. Në vendim e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit dhe janë duke u marrur me rastin. Si shkak i këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona tejet të gjata. Portali rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: #Skenderaj #Viral #Drenica #Drenas #Rajoni #kosovo🇽🇰 #Police #accident