Saturday, October 25, 2025

Aksident me fatalitet në Bresje, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Bresje të Fushë-Kosovës.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e një kamion.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes prezentë janë njësia emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer