Sunday, March 22, 2026

Aksident me të lënduar në Rakinicë të Skenderajt, 6 persona dërgohen në spitalin e Mitrovicës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Rakinicë të Komunës së Skenderajt, raporton rajoni.org.

Burime të rajoni.org nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, të lënduar kanë përfunduar 6 persona.

Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer