Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 13:40 në fshatin Polac të Komunës se Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, ndërkaq raportohet se njëri nga shoferët ka pësuar lendime trupore.
Lajmin e ka dhënë policia përmës raportit 24 orësh.
“Fsh. Polac, Skenderaj 27.04.2023 – 13:40. Ka ndodhë një aksident trafiku të përfshira tri vetura me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.”