Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Zabel i Ulët, në komunën e Drenasit, shkruan rajoni.org.
Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e parë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Rajoni shihet se dy vetura kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Nuk dihet ende se a ka të lënduar.