Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Makermal të Komunës se Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
Burime të rajonit, brenda stacionit policorë në Skenderaj, bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit – përveç dëmeve materiale të lënduar kanë perfunduar 5 persona.
Ku, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Rajoni mëson se përveç njësiteve të policisë së Stacionit në Skenderaj në vendngjarje kanë dal edhe ekipet emergjente dhe njësitet e trafikut.