Friday, May 23, 2025

Aksident tragjik në Prishtinë, 15-vjeçari humb jetën pas një vetaksidenti me biçikletë

Një 15 vjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë në rrugën që të çon për në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Sipas tij, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët konstatuan se i mituri ishte pa shenja jete.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi Borovci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer