Tuesday, August 19, 2025

Aksidenti i rëndë në Llapushnik, bashkëqytetarët italianë mbledhin para për familjen Gashi

Lajmi për vdekjen e Shemsi e Ajshe Gashit në Llapushnik dhe lëndimin e rëndë të birit të tyre Fatlumit ka mbërritur edhe në qytetin italian të Gorizias, vendbanimit të kësaj familje.

Sipas mediumit Il Goriziano, komuniteti i këtij qyteti është bërë bashkë për të dhuruar para për Fatlumin që ndodhet në koma dhe për motrën e tij 15-vjeçare e cila gjendet vetëm.

Miqtë dhe klientët e tij – pasi Fatlumi punon si berber në Gorizia – kanë nisur këtë fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar motrën dhe për të mbuluar shpenzimet e varrimit të prindërve.

Komuniteti e kujton Fatlumin si një djalë të qeshur, pasionant për punën e tij dhe shumë të lidhur me familjen, duke shpresuar për një mrekulli dhe shërimin e tij të shpejtë, thuhet më tutje në artikull.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer