E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Aksidenti me pasojë vdekjen në Skenderaj, prokuroria deklarohet për portalin rajoni.org!

Qytetari, Bekim Gecaj nga Lluasha ka humbur jetën dje si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë një javë më parë në një aksident trafiku në fshatin Llaushë të Skenderajt. 49-vjeçari që ishte goditur nga një veturë, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton rajoni.org.

Çdokush do të mendonte se shoferi i rastit tashmë është në qendrën e paraburgimit, duke vuajtur 30 ditëshin e parë të ndëshkimit për aksidentin e shkaktuar. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Njëriu që e shkaktoi aksidentin rastisi të jetë djali i axhes së bizismenit të fuqishëm të Skenderajt, Naser Deliu.

Biznesmeni Naser Deliu është i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit.

Prokuroria është deklaruar për portalin rajoni.org për familjarin e biznesmenit që shkeli për vdekje 49-vjeçarin:

Sipas prokurorit të rastit nuk ishin plotësuar “kushtet” që ai të arrestohet e lërë më të qëndroi në burg për veprën penale.

“Njoftoheni se prokurori i rastit në koordinim me policinë, janë duke u hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti, i dyshuari është identifikuar, i njëjti nuk është arrestuar”

Nga prokuroria kanë potencuar se hetimet janë duke vazhduar dhe së prokurori i rastit ka urdhëruar autopsinë e viktimës.

“Viktima, pasi është liruar nga spitali, pastaj ka ndërruar jetë, dhe prokurori i rastit ka urdhëruar autopsinë e viktimë”, thuhet në përgjigjen e tyre për portalin rajoni.org.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer