Tuesday, July 1, 2025

Aksidenti në Polac/ Katër persona të lënduar, përfshihen tri vetura

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të martën në Polac të Skenderajt.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tri vetura, ku njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një livadh, si pasojë e përplasjes.

Gjendja e të lënduarve nuk dihet ende, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë ekipet e emergjencës dhe të policisë.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Po presim një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me shkaqet dhe detajet e aksidentit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer