Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku është përfshirë një veturë dhe një tren.
Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.
Ajo bëri të ditur se ekipet policore dhe njësitë e hetimeve të trafikut rrugor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

